Fillon emisioni i ri në TCH dhe direkt bëhet nami! ‘Na degjeneruat’! Rrjeti zien nga komentet negative

Mbrëmjen e të premtes në ekranin e Top Channel ka nisur “Kepi i Tundimeve”, program ku 10 konkurrentë do të qëndrojnë në dy vila duke zbatuar rregullat e vendosura nga produksioni.

Konkurrentët janë Erjola Doci, Atdhe Xheravina, Efi Dhedhes, Fation Kuqari, Juna, Mateo, Kledi, Ornela, Anxhela dhe Grei. Një pjesë e tyre janë të njohur nga “Përputhen”, ndërsa të tjerët janë personazhe që ende nuk njihen nga publiku.

Që në fillim nisën flirtimet dhe momentet e nxehta. Njëri ndër konkurrentët, Mateo ka bërë striptizëm para vajzave. Ai ka kërcyer duke u zhveshur dhe duke bërë lëvizje provokative. Më tej Mateo thirri njërën ndër vajzat, Junën, dhe kërceu enkas për të.

Nga ana tjetër Atdheu ka ndihmuar Erjolën të zhvishet duke thënë se ajo ‘ka gjithë atë trup’ e duke shprehur hapur pëlqimin.

Ndërkohë komentet negative në rrjetet sociale kanë qenë të shumta për episodin e parë të këtij emisioni të ri në TCH, që dihej që do shkaktonte debate të mëdha.

Shumica e komentuesëve e quajnë degjenrim një emision të tillë, aq më tepër që jepet në një fashë orari ku para ekranit ka dhe fëmijë.Daily Albania

Loading...