Aktori i mirënjohur Zef Deda ditën e sotme feston ditëlindjen e 72-të. E sigurisht në këtë ditë të rëndësishme për të nuk kishte si të mungonte dhe urimi i djalit të tij, Jul Deda.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Juli ka uruar të atin me fjalët më të bukura.
“E gezofsh diten e lindjes Artisti i shtepise sone. U befsh sa te doje e bardha zemer. Te du fort Babo..! Ahh, se mos harroj, ke te fala nga te gjithe dashamiresit e tu, qe une takoj perdite ne rruge dhe me thone “mi bej shume te fala te madhit Zef, se jemi rrit me humorin e tij”.
Edhe 100 Zefinjo, te perqafoj…”, shkruan Juli krah fotos me të atin me të cilin ka një marrëdhënie mjaft të fortë dhe asnjëherë nuk ka nguruar ta tregojë.
Loading...