‘O vendi im,Që s’bëre gjumë,Të shkoi jeta,Në dallgë e shkumë./ Më shumë parti,Se ç’ka Europa, Ndarë e përçarë’/ Nga Sejmen Gjokoli

O VENDI IM…

-Refleksione në vargje-

1.
O vendi im,
Që s’bëre gjumë,
Të shkoi jeta,
Në dallgë e shkumë.
2.
Më shumë parti,
Se ç’ka Europa,
Ndarë e përçarë,
Në dyqind copa.
3.
Të grinë fare,
Ta bluan kockën,
Fener ndriçues,
Prap mbemë për botën.
4.
I shkreti popull,
S’di nga të vejë,
I shkoi jeta,
Veç në betejë.
5.
Ca thonë tutje,
Ca thonë t’hu,
Ca me ngjyr’ rozë,
Ca me ngjyr’ blu.
6.
Ca me të kuqe,
Si vet liria,
Njëqind të tjera,
Me lara, vija.
7.
Ca katandisur,
Si mos më keq,
Një e vë tullën,
Tjetra e heq.
8.
Ca me spiunë,
Ca me kusarë,
I ziu popull,
Ç’të qajë më parë.
9.
Ka tridhjetë vite,
E ca më shumë,
Na vajti jeta,
Lumë e për lumë.
10.
Aty ndërto,
Aty dhe prish,
Të shkretët njerëz,
Të ndarë më dysh.
11.
S’qënka e thënë,
Të gjesh derman,
Një jetë të tërë,
Me gërr e ham.
12.
Si të tërbuar,
Për ca karrike,
Ca nëpër zyra,
Veç bëjnë “like”.
13.
Ca prish kasolle,
E bëj kënaçe,
Ca gradaçiela,
Me njëqind kate.
14.
Ca me resorte,
E me tunele,
Ca shkojnë ditët,
Ashtu fërtele.
15.
Ca miljonerë,
Ca oligarkë,
Mëngjezit zbathur,
Zengjinë në darkë.
16.
Nuk mbenë më prona,
Asnjë më këmbë,
Nga do të shqyen,
Të grinë me dhëmbë.
17.
Të babëzitur,
Në njësh këllonë,
Atdheu mbetur,
Cullak, pa pronë.
18.
Zaptuar plazhe,
Zaptuar dete,
Ca bukë e kripë,
Ca salltanete.
19.
Zaptuar toka,
Në çdo pëllëmbë,
Lumenj e male,
S’lanë gjë në këmbë.
20.
Kërdinë krimi,
Dyfeku bam,
Bjeri ti biem,
Se s’ka derman.
21.
Pa u mbush vendi,
Plot me rrufjanë,
Ca palo sua,
Politikanë.
22.
Në rrotullame,
Për tridhjet vjet,
Po vijnë rrotull,
Si mos më dreq.
23.
Derman se hap,
Njeri korsinë,
Nëpër ekrane,
Në sy na mbinë.
24.
Eh, vëndi im,
Ta kam merakun,
Në se bën gjumë,
Bëje vet SPAK-un.

Sejmen Gjokoli
Vlorë; 28. 07. 2022

Loading...