Presidenti Biden ka një mesazh për Shqipërinë!

Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBa, Presidenti amerikan, Joe Biden ka dhënën një mesazh për shqiptarët.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Biden kujtoi mbrojtjen që SHBA i ka bërë pavarësisë së Shqipërisë. Presidenti amerikan, siguroi Shqipërinë se SHBA do të bashkëpunojë me vendin tonë për të luftuar korrupsionin dhe për anëtarësimin e plotë në BE.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.

Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushni udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, tha Biden./ Opinion.al

Loading...