Moderatorja Armina Mevlani duket se nuk ka eksperienca të këndshme nga pushimet e saj në jug të Shqipërisë.
Sonte në “Goca dhe Gra” teksa po flitej për shërbimin në Shqipëri, ajo tha se është e pakënaqur pasi ka parë që në bregdet derdheshin ujëra të zeza.
Tjetër shqetësim për Arminën është higjiena, ku tha se shezlongu që ajo ka paguar 50 euro (si në Mykonos) nuk ka qenë i pastër, apo afër ambientit ku ajo ka frekuentuar janë afruar edhe “laca me varëse floriri”.
“Çfarë më shqetëson mua personalisht. Unë mundohem të bëj fundjava të shkurtra sepse në pjesën e gjatë, kam pasur rezerva sa i përket jugut. Ne kemi një të keqe, një një pikë të caktuar të kohës, në një natyrë të virgjër e të bukur, derdhen ujëra në breg. Uji bëhet me flluska, ky më duket ndër problemet më të mëdha. Në Livadhe në Dhërmi, në orë të drekës.
Higjiena e shezlongeve. Shkon paguan 50 euro si në Mykonos dhe i ke pis. Shpresoj mos të betonizohet si Durrësi pjesa e jugut se mezi e kemi. Më ka ndodhur edhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf me familjen apo shoqërinë dhe ngjitur mund të të vijnë “laca” me varëse floriri që fillojnë… Është një gjë që duhet zgjidhur”, tha Armina.