Vrasja e 7-vjeçares me gomone, reagon Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, në lidhje me ngjarjen e rëndë në Himarë ku një 7-vjeçare është përplasur nga një gomone.

Ish-presidenti ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.

Postimi :

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.
Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

Loading...