‘Revoltohet’ keq Arjola Demiri: ‘O ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua’

Aktorja Arjola Demiri duket se është e lodhur nga komentet negative dhe kritikat e ndjekësve, të cilëve ka vendosur t’ju përgjigjet përsëri me një deklaratë publike.

Në një video të publikuar në Instastory, aktorja shkruan se nuk ka nevojë të fshihet nga ndjekësitm duke iu rikujtuar se ka lindur 3 fëmijë.

Më tej ajo iu kërkon ndjekësve të mos komentojnë më në fotot e saj, duke sqaruar edhe editimet që iu ka bërë fotove që ka postuar.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për tu fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë imperfeksionin tim perfket. Mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk m’i kanë dhuruar, i kam lindur unë. Do kem strija, celulit dhe kjo s’ma heq as s’ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e miia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si të jeni profesionistë të editimit të fotove. Filloni punoni diku më mirë”- shkruan Arjola Demiri.

Ish-banorja e BBV është shënjestruar shpesh nga ndjekësit për përdorimin e fotoshopit dhe filtrave.

Ish-banorja e BBV publikoi kohë më parë në Instastory, foton e një ndekësje bashkëngjitur me një status. Ajo i është kundërpërgjugjur publikisht komentit të ndjekëses, duke i këshilluar që “të merret me veten e saj.

“Do t’i kushtoj pak kohë kësaj zonjës këtu që ia paskam shpifur!? Me një bindje befasuese na bëri i kuçdedrën e Shrekut… Thua ti se kam dalë të shes mend e bukuri. Dhe kjo zonja e indinjuar që s’më bën dot tag dhe ka frikë që nuk ja shikoj komentin fantastik, a thua se ka bërë gjetjen e vitit. Mirë kjo, po na flet në emër të popullit… E kanë lëshuar Shqipërinë të gjithë në azil po shikojnë nga e shpifura ime. Po e hiperbolizon me km larg krahasimin me fusha e male mbu bukurinë apo ku ta di unë. Ooo ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua.”- shkruan Arjola.

“3 fëmijë s’mi kanë dhuruar”/

Ndërkohë ndjekësja në komentin e saj akuzonte Arjolën për përdorimin e filtrave.

“Ti moj motër mund të përdorësh dhe mamanë e filtrave, ama ne si popull të kemi shikuar gati 5 muaj çdo ditë live në tv dhe ti je male e kodra e fushat e mëdhaja të Tropojës larg asaj që nxjerr filtra. Na e shpife seriozisht. (I paske dhe tags të mbyllur dhe do na fshish komentin.)”– shkruante ndjekësja.

Më tej aktorja publikoi edhe një video, ku shprehej se nuk e kupton frustrimin e femrave ndaj editimit të fotove. Ajo ironizon duke iu thënë ndjeksve të saj të përdorin gjithashtu filtra, për të përmirësuar shpirtin dhe pamjen.

“Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustimin e femrave ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpikur unë. E ka shpikur dikush tjetër që ta përdorim ne. Por pse nuk i përdorni të njejtat filtra që përdor unë përdorini edhe ju. Mos u ndjeni keq, mos u ndjeni të frustruara ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin edhe pamjen. Edhe pak më pozitivë.”– shprehej Arjola.

Loading...