I ftuar në studion e “Fax News” ish drejtor policie, Shemsi Prençi e quajti ngjarjen tragjike të Himarës një akt criminal të një kryekomisari.
Prençi deklaroi se skafi i tij nuk ishte ndonjë mjet lundrues për turizëm por i posaçëm për transportimin e lëndëve narkotike nga bandat kriminale nga Adriatiku drejt Italisë.
“Së pari dua tu shpreh ngushëllimet familjes Avdia dhe të marr pjesë nga dhimbja e tyre.
Ngjarje shumë e rëndë për të gjithë, me dhjetëra emigrantë i lanë pushimet në bregdet dhe u bashkuan në ngjarjen e kobshme. Ngjarje që pikëllon çdo kënd.
U krye nga një zyrtar shteti, me precedentë penalë, dhe gjyqtarët e korruptuar e kanë mbajtur në detyrë me vendimet e tyre. Nuk është rast fatkeq por ngjarje kriminale sepse reagimi i tij dhe familjes pas ngjarjes ishte mëse kriminale. Na ruaj zot se me cfarë aventurierësh pëprlasemi në rrugë, lokale e tashmë në det. Një pjesë e policisë është e inkriminuar me bandat kriminale, u shërbejnë grupeve kriminale në tokë e det.
Mjeti me të cilin aksidentoi 7-vjeçaren nuk ishte turizmi, ishte me dy motorë, i operacioneve të shpejta, që e përdorin organizata kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike nga bregdeti lindor i Adriatikut dhe Jonit drejt Italisë. Personat që kanë pushtet në polici marrin guximin të mos njohin zona të kufizuara të plazhit apo norma të sjelljes, por edhe pasi kanë mbytur vogëlushen sillen me arrogancë.
Kryekomisar që sillet si bastard, vagabond pasi kreu vrasjes. Nuk ndodh në asnjë vend që pasi vret të sillesh keq edhe me të gjallët”-u shpreh Prençi.