Meta dekreton 4 ministra

Presidenti Meta e filloi paraditen e të shtunës me dekretimin e ndryshimeve në Qeveri, një ditë pasi nga selia e Kryeministrisë i kishin mbërritur në tryezën e tij propozimet me firmën e Edi Ramës.

Deri tani kreu i Shtetit ka dekretuar shkarkimin nga detyra të zv/kryeministres Senida Mesi dhe të ministrave Nikolla, Ahmetaj, Gjiknuri, Peleshi, Kumbaro dhe Qato.
Meta nuk ka dekretuar shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Nga ministrat e rinj, Meta dekretoi emërimin brenda pak orëve vetëm të atyre katër që janë pjesë e Parlamentit. Bëhet fjalë për dekretimin si zv/kryeministër të Erion Braces, dhe si ministra të Bledi Cucit, Eduard Shalsit dhe Elisa Spiropalit, për të cilët Kreu i Shtetit duket se ka respektuar parimin se nëse plotëson kriteret për të qenë deputet mund të jesh edhe ministër.

Për emrat e tjerë të propozuar nga Rama, konkretisht Besa Shahinin si ministre e Arsimit, Gent Cakën si ministër i Jashtëm, Anila Denaj si ministre e Financave, Belinda Balluku si ministre e Transportit dhe Energjisë dhe Elva Margariti si ministre e Kulturës, Presidenti Meta mësohet se ka nisur një proces verifikimesh për të cilat Kushtetuta i njeh 7 ditë kohë.

Ministrat e rinj pritet të miratohen nga Parlamenti me nisjen e sesionit të ri më 21 janar.

Loading...