Moderatorja Bora Zemani ka qenë kryefjalë e mediave, kjo për shkak të jetës së saj personale dhe historisë së bujshme me aktorin Donald Veshaj.
Teksa kudo po flitet për një ribashkim mes saj dhe Donaldit, madje ata janë fotografuar më shumë se një herë bashkë, moderatorja nuk ka preferuar të konfirmojë asgjë për fansat e saj.
Së fundmi moderatorja është shfaqur në publik ku është filmuar si rrallë herë. Bora së bashku me djalin e saj ishte pjesë e protestës që u zhvillua të hënën (8 gusht) përpara Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.
Moderatorja është filmuar nga të pranishmit e tjerë, ndërsa videoja është publikuar gjatë ditës së sotme. Bora nuk kishte bërë asnjë reagim në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë, megjithatë duket se ajo ka vendosur të reagojë më së miri duke protestuar së bashku me qytetarët e tjerë.
Bora u shfaq e veshur sportive me atlete dhe xhinse, dhe me një kapele të zezë, ndërsa ishte e shoqëruar me djalin e saj Arborin dhe një vajzë tjetër.
Kjo ishte protesta e dytë, për të kërkuar drejtësi për vogëlushen, Jonada Avdia, e cila u vra nga një motor uji, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase. Në protestën e parë ishte i pranishëm gjithashtu reperi Stresi (Arkimed Lushaj), i cili u fotografua së bashku me moderatoren Valbona Mëhilli./Shqiperiaime