Edi Rama:”Shqiptarët kanë filluar të ikin që në vitet 1990 dhe për fat të mirë, nuk jemi në bunker që ata të mos dalin e të mos hyjnë. Shifrat reale të dhjetë viteve të fundit ka një diferencë prej 195 mijë njerëz”

Ndryshimi i lëvizjes së shqiptarëve në vite.

Shifrat flasin që në dhjetë vitet e fundit, 2007-2017, diferenca mes shqiptarëve që kanë lënë vendin dhe atyre që janë kthyer është vetëm 170 mijë persona. Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” foli për atë që cilësohet tendencë e shqiptarëve për të ikur nga vendi.
“Shqiptarët kanë filluar të ikin që në vitet 1990 dhe për fat të mirë, nuk jemi në bunker që ata të mos dalin e të mos hyjnë. Shifrat reale të dhjetë viteve të fundit ka një diferencë prej 195 mijë njerëz. Kjo është një tendencë që ekziston në të gjitha vendet e botës, ku qytetarët synojnë të largohen drejt vendeve më të afërta. Vetëm në Kroaci janë larguar 50 mijë njerëz, në vitin 2017, që është vend i BE-së dhe shumë më i zhvilluar se ne. është një tendencë që nuk është as shqiptare dhe as që mund të frenohet”, tha ai.
“Përparimi ynë është konstant, por jo një zhvillim që na bën konkurrent me Gjermaninë, Francën apo Anglinë. Kemi plot probleme, por nuk janë problem shqiptarët që lëvizin. Nga kjo lëvizje, Shqipëria dhe shqiptarët vetëm kanë përfituar”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se emigracioni ka plot përfitime, pasi përfitohen eksperienca dhe mendësi krejt tjetër, përveç faktit se falë emigracionit, jemi mbajtur 20 e ca vjet, pasi 1 milion shqiptarë u larguan në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. /atsh

Loading...