Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako inspektoi sot zonat e prekura nga lëkundja e tokës të premten në darkë në jug të vendit. Çako ishte sot në Kuç të Vlorës dhe siç mëson Agjencia Telegrafike Shqiptare, Drejtori Emergjencave Civile ka theksuar se do bëhen vlerësimet e të gjitha dëmeve.
“Jam këtu për të parë nga afër gjendjen, pas tërmetit të rënë një ditë më parë në zonën jugore të vendit, ku ka pasur dhe dëme në disa banesa. Ju sigurojmë se së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Me rëndësi është ta kalohet situata aktuale”, vijoi Çako.
Kreu i Emergjencave Civile nënvizoi gjithashtu se, Emergjencat Civile, së bashku me FA-të janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve shqiptarë në të gjithë territorin
Një ditë më parë në zonën jugore të vendit ka rënë një tërmet 4.8 ballë, me epiqendër në Borsh. /atsh