Meta bën paralajmërimin e fortë: ‘Shqiptarët po vidhen çdo ditë’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka paralajmëruar protesta të fuqishme.

Meta shprehet se shqiptarët po vidhen çdo ditë pa pushim dhe pa mëshirë ndërsa shton se çmimet do të bien kur populli të ngrihet.

“Shqiptarët po vidhen pa pushim dhe pamëshirë. Është e qartë që çmimet do të bien, kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet shumë shpejt në protesta të fuqishme!”, shkruan Meta.

Loading...