Orinda Huta ka treguar së fundmi se tre ditë më parë është rrëzuar nga scooteri dhe lëndimi ka qenë mjaft serioz.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto të plagës, duke thënë se është shumë më keq se ç’duket.
“Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh.
Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën.
Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”, ka shkruar moderatorja në Instastory.
Loading...