Vra.sja e truprojës në Londër – Autorët, besohet të jenë gangsterë shqiptarë

Një truprojë që humbi jetën mbrëmjen e Vitit të Ri në Londër, besohet të jetë vr.arë nga shqiptarët. Daily Mail, duke iu referuar burimeve policore, raporton se 33-vjeçari Tudos Simionov është vi.ktimë e pë.rleshjes mes ba.ndave.

Autorët, që besohet të jenë gangsterë shqiptarë, kishin shkuar në festën me “drita të kuqe” që zhvillohej në një shtëpi për të zhvatur para nga tu.torët, pro.stitutat dhe tra.fikatët e dr.ogës që ndodheshin aty. Gjithçka që ndodhi ishte një be.tejë mes ba.ndave rivale, pasi shqiptarët po mundohen të marrin kontrollin e sa më shumë zonave në Londër. Truproja i festës mbeti i v.rarë me th.ikë në gjoks nga përleshjet. Festa me “drita të kuqe” besohet se ishte organizuar nga Eddie Davenport 53 vjeç.

Në vitin 2011 ai ishte dënuar me 8 vite bu.rgim për mashtrim me vlerë 4.5 milionë Paund. Për autoritetet britanike, Davenport njihet si personi që u bë i njohur duke organizuar festa or.gjish për nxënësit e familjeve të pasura. Avokati i tij thotë se 53-vjeçari nuk ishte organizator i kësaj feste, ku mbeti i vr.arë truproja nga Rumania. Por, nuk konfirmoi as nëse ishte i pranishëm apo jo në këtë party që zhvillohej në shtëpinë e tij. /tvklan.al

Loading...