Ushtria britanike duhet të jetë e përgatitur në rast se i duhet ta konsiderojë kërcënimin e Rusisë, prandaj ushtarët duhet të jenë të gatshëm në rast se do ketë një thirrje për luftë.
Kështu e nis një artikull gazeta britanike “Metro” duke iu referuar thirrjes së, Paul Carney që është dhe oficeri i urdhrit.
“Ka ardhur koha të përgatisni familjarët për mundësinë e dërgimit në Lindje”, mësohet t’u ketë thënë ai ushtarëve britanikë.
“Dua që të gjithë të kontrollojmë se jemi fizikisht të aftë për operacione. Dhe është gjithashtu e rëndësishme që të përgatisim të dashurit dhe familjet, të cilët shpesh kanë rolin më të vështirë në mungesën tonë”, u shpreh ai.
“Ne po mobilizojmë ushtrinë për të ndihmuar në parandalimin e luftës në Evropë duke qenë gati për të luftuar dhe për të fituar përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s. Ky është momenti për të mbrojtur vlerat demokratike që na përcaktojnë, për të ndihmuar aleatët tanë të guximshëm ukrainas në luftën e tyre të guximshme dhe të qëndrojmë me miqtë tanë dhe partnerët tanë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në të gjithë pjesën tjetër të Evropës”, shprehet ai.