Iliri bën të bijën për ‘ujë të ftohtë’, ja e papritura me të cilën përballet vajza e tij

Prej muajsh Ilir Shaqiri ka marrë vëmendjen e publikut shqiptarë dhe jeta e tij personale duket se nuk është më edhe aq private.
Por kjo nuk e shqetëson balerinin pasi partnerja dhe vajza e tij janë gjithmonë pjesë e rrjeteve sociale me dëshirën e tyre. Kështu kemi mësuar edhe marrëdhënien speciale që ai gëzon me të bijën, Emily.

Së fundmi ai i ka punuar një rreng të bijës me fobin e saj, insektet që duket që nga video.

Teksa ajo qëndronte në celular, Iliri i ka shkuar pranë dhe e ka trembur me nje karkalec ne dore. Në videon e publikuar Emily shihet teksa vrapon nëpër shtëpi dhe i kërkon të atit t’ja mbajë larg insektin.

“Një pasdite e qetë”, shkruan Iliri krah videos teksa ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit.

Loading...