Kthimi i basteve, Meta, Ramës: ‘Një delenxhi që kujton se mund të luajë bixhoz me të ardhmen e Shqipërisë’

Kreu i Partisë së Lirisë e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “delenxhi” dhe “aventurier”, kur është pyetur për dëgjesën e sotme mbi mundësinë e rikthimit të basteve. Ilir Meta tha se kjo është përpjekje e Ramës për të vendosur monopolin e familjes së tij në kontrollin e basteve.
Është thjeshtë përpjekje e tij për të vendosur monopolin e tij, të klientelës së tij dhe familjes së tij. Edhe përsa i takon lojërave të fatit dhe bixhozit. Ky është kaq aventurier saqë kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vërë në baste të ardhmen e një vendi të tërë”, u shpreh Meta.

Kryeministri Rama, në një dëgjesë sot me përfaqësues të federatave sportive në vend, ka dëgjuar kërkesat e tyre për rikthimin e basteve dhe ka lënë të kuptohet se ato mund të rihapen, por vetëm online.

“Është treguesi i koherencës së jashtëzakonshme të një delenxhiu, i cili me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët, për të ruajtur të rinjtë, për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale dhe shoqërinë tonë, vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për sikur do të ndihmojë sportin.

Se kush e pengoi 10 vite këtë të ndihmojë sportin dhe të mos i çojë lekët për të vjedhur me inceneratorë e miliarda euro me investime të fryra, këtë të gjithë e kuptojnë.

Është thjeshtë përpjekje e tij për të vendosur monopolin e tij, të klientelës së tij dhe familjes së tij. Edhe përsa i takon lojërave të fatit dhe bixhozit. Ky është kaq aventurier saqë kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vërë në baste të ardhmen e një vendi të tërë”, u shpreh Ilir Meta.

Loading...