Shpallet fajtore gruaja e ish-kryeministrit! Ja sa burg rrezikon

Gruaja e ish-kryeministrit të Malajzisë Najib Razak është shpallur fajtore për korrupsion. Rosmah Mansor më parë ishte shpallur e pafajshme për tre akuza që arrijnë 43 milionë dollarë të lidhura me një projekt të energjisë diellore në Saraëak.
Por të enjten një gjyqtar i Gjykatës së Lartë e shpalli fajtore ish-zonjën e parë për këto akuza.Vendimi vjen disa ditë pasi bashkëshorti i saj, Najib nisi të vuante dënimin me 12 vjet burg për korrupsion.

Akuzat parashikojnë një dënim deri në 20 vjet burg dhe një gjobë që arrin deri në pesëfishin e shumës së ryshfetit.

70-vjeçarja njihet për dashurinë e saj për mallrat dhe bizhuteritë luksoze. Kur policia malajziane bastisi pronat e çiftit në vitin 2018, ata gjetën një gjerdan ari dhe diamanti prej 1.6 milionë dollarësh, 14 kurora dhe 272 çanta Hermes.

Rosmah u ul në heshtje në bankën e të akuzuarve ndërsa gjyqtari i Gjykatës së Lartë Zaini Mazlan dha vendimin.
“Më duhet të pranoj se jam shumë e trishtuar me atë që ndodhi sot”, i tha ajo e përlotur gjykatësit pas dhënies së vendimit, sipas Reuters.

“Askush s’më ka parë duke marrë paratë, askush s’më ka parë duke numëruar paratë… por nëse ky është përfundimi, ia lë Zotit”, deklaroi ajo.

Është e paqartë se kur ish-Zonja e Parë do të fillojë të vuajë dënimin me burg, pasi ekipi i saj ligjor mund të nisë një proces të gjatë apelimi.

Rosmah përballet me 17 akuza të tjera për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ajo është deklaruar e pafajshme për këto akuza.

Prokurorët pretenduan se Rosmah kishte kërkuar një ryshfet prej 187.5 milion ringgit dhe kishte marrë 6.5 milion ringgit nga një zyrtar i një kompanie që fitoi ofertën për projektin e energjisë diellore, me vlerë 1.25 miliardë ringgit.

Ajo dhe Najib janë parë rrallë së bashku që nga rënia e tyre nga pushteti.

Rosmah Mansor ka mbajtur një profil të ulët edhe pse ai ka përdorur katër vitet që i janë dashur gjyqet dhe apelet e tij për të rindërtuar imazhin e tij si një kampion i komunitetit malaj, duke bërë fushatë të pamëshirshme ndërsa partia e tij UMNO rikuperoi pjesën më të madhe të bazës së saj të mbështetjes politike që nga zgjedhjet.

Loading...