I ftuar në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela, është shprehur kundër projektit të qeverisë për dhënien e “Pasaportave të Arta” për shtetasit e huaj që investojnë në Shqipëri.
Ngjela referuar defekteve në sistemin e drejtësisë, tha se në Shqipëri nuk ka hetime për projekte të tilla dhe as aktet që bëhen nga qeveria.
Ai solli si shembull çështjen e detit, kur tha se politikanët shqiptarë e shitën dhe askush nuk është hetuar.
Komisioni Europian është shprehur kundër një projekti shumë kontrovers të qeverisë atij të dhënies së pasaportave për shtetasit e huaj që investojnë në Shqipëri, atyre “Pasaportave të Arta”, shihen si një mënyrë për t’i hapur rrugë krimit të organizuar?
Spartak Ngjela: Duhen ndaluar. Shqipëria nuk ka hetim, nuk hetohet Kryeministër këtu. Cili ministër është hetuar për aktet që ka bërë. Ai shiti detin, u hetua gjë? Historia e detit është e ngatërruar shumë. Ç’ju desh kryeministrit shqiptar që iu fut atje? E ka kërkuar Uashingtoni. Më merr Rama mu në zyrë, më tha ma kërkojnë, i thashë të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. E pe Gjykatën Kushtetuese, e gjitha ka ikur për korrupsion. Është çështje që ndërkombëtare që ka interes amerikan. Te Karaburuni dilnin tre shtete. A është hetuar kjo gjë, jo/ Shqiperiaime