Vdekja në lisharëse e vogëlushes Alesia Prendi, thirrja e fëmijëve: ‘Alesia, të lutem zgjohu’

Dhimbje dhe zemërim ka shkaktuar në opinionin publik, vdekja e 12 vjeçares Alessia Prendi, bijë e një familjeje emigrantësh shqiptarë që jetojnë prej kohësh në Itali.
Alessia ishte duke luajtur në një lisharëse pranë shtëpisë në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, kur struktura e drunjtë u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën, dje në orën 18.00

Hamlet Magnante është një infermier që banon në atë zonë. Ai po kalonte rastësisht kur dëgjoi britma fëmijësh.

Ata po klithnin me fjalët “Alessia zgjohu, të lutem zgjohu”, ishin fjalët që dëshpërimisht thërrisnin të vegjlit teksa afroheshin të rritur.
Hamleti tha për mediat lokale se vrapo për t’i ardhur në ndihmë vogëlushes. “Hamleti u përpoq ta ringjallte për një kohë të gjatë”, thonë banorët, “por nuk kishte çfarë të bënte”.

Hamleti 35 vjeçar, infermier në spitalin r Avezzano, pohon se “bëra gjithçka për ta shpëtuar” dhe shton: “Isha ulur në një stol dhe dëgjova fëmijët të thërrisnin ‘Alessia, Alessia’. Më besoni se kam bërë gjithçka, me të vërtetë bëra gjithçka. Këto janë gjëra me të cilat nuk mësohesh e nuk pajtohesh dot kurrë”.

Është kërkuar edhe ndërhyrja e shpëtimit me helikopter 118 por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për t’i shpëtuar jetën vogëlushes. /noa.al

Loading...