Rikthehimi i basteve, reagon Ngjela dhe plas deklaratën e fortë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se do të pranohet vetëm lejimi i basteve online dhe jo i pikave në lagje me monitorime.
Avokati, Spartak Ngjela ka komentuar në një emision televiziv vendimin e Ramës, ku tha se e ka detyrim ti shpjegojë opinionit se cila ishte arsyeja që i hoqi tre vite më parë dhe pse po i rikthen tani.

Ngjela: Nuk e dimë kush e ka kërkuar në fillim. Duhet ta trajtojmë çështjen normal si ka qenë. Kryeministri u akuzua atëherë se gjithë bastet i kishte krimi në dorë, mafia. Kur më thanë mua u thashë se mafia e ka dhe në Perëndim, bixhozin ajo e ka.

Kontrollojeni. Nuk është çudi që ja kanë kërkuar Ramës këtë por nëse nuk ja kanë kërkuar ndërkombëtarët në funksion të krimit, është krim ndërkombëtar ai, dhe ky e ka hequr për qejfin e tij ka gabuar. Nëse kthehet prapë pa i shpjeguar opinionit se pse i hoqi dhe pse i vë nuk është kryeministër.

Kur i hoqi e dija që shteti humbte 45-50 mln euro. Këta nuk çanë kokën. Duhet të kontrollojmë dy ligjet, ligji që është abroguar dhe ligjin e ri.

Loading...