Kryeministri Edi Rama tha se Ballkanin duke përfshirë edhe Shqipërinë e pret një dimër i vështirë, si pasojë e krizës energjetike.
Rama tha se Evropa po paraqet plane strikte për të përballuar krizën energjetike, siç është fikja e dritave pas orës 22:00.
Gjë që nënkupton se e njëjta gjë mund të aplikohet edhe në vendin tonë.
“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, tha Rama në konferencën e Samitit të Hapur në Ballkan.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosën sot në samit marrëveshjet e përbashkëta midis tyre.
Marrëveshjet kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kulturën, energjetikën dhe emergjencën civile.