Moderatorja e njohur Antoneta Koçi tregoi për Euronews Albania se ka shpëtuar nga një rast dhunimi. Më ka ndodhur vjet dhe nuk kam dashur ta ndaj, tregoi ajo, ndërsa shtoi se i druhej paragjykimeve. Sipas saj njerëzit gjejnë gjithnjë arsye për të bërë me faj viktimën, madje një pjesë arrijnë të gjykojnë dhe vërtetësinë e asaj që po thua.
“Unë kam qenë te Liqeni Artificial në Tiranë. Pas palestre do takohesha me dy mikesha të miat që ishin atje, por ato kishin menduar të lëviznin për shkak të një problemi që kishin pasur dhe u gjenda vet te Parku i Liqenit dhe duke menduar që kthimi pas nuk kishte më kuptim, thjesht vazhdova rrugën dhe mendova
që do të kishte goxha njerëz sepse ka qenë pasdite vere, faktikisht po afronin orët e darkës, por nuk e mendova si problem sepse aty ku isha kishte goxha lëvizje,” – tregoi Antoneta.
“Si tentuan të më përdhunonin nga liqeni”/
Ajo tha se në mëndje i kishin kaluar shumë skenarë, por fatmirësisht kishte vrapuar dhe kishte mundur të shpëtonte.
“Në një moment e gjeta veten në një situatë ku mendova shumë lloj skenarësh dhe asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ndodhi sepse unë arrita të vrapoj shumë shpejt dhe fatmirësisht më doli një çift përpara.
Në një moment fillova të dëgjoj disa hapa. Aty ku po kaloja, në një rrugicë, nuk kishte fare njerëz në një moment dhe fillova të dëgjoj një person që po vraponte, po mu duk diçka e dyshimtë. Gjithsesi ai personi filloi të ulte shpejtësinë derisa filloi të ecte normalisht krah meje.
“Si tentuan të më përdhunonin nga liqeni”/
Filloi të bënte ngacmime të ndryshme, unë normalisht shumë serioze ju ktheva që ‘të lutem vazhdo rrugën sepse nuk dua të të flas, kam problemet e mia’ e gjëra të tilla, ai vazhdonte komunikonte me mua dhe vazhdonte të bënte ngacmime,” – tregoi Antoneta.
Ajo rrëfeu se vazhdimisht po bënte telefonata, por e kishte të vështirë të shpjegonte vendndodhjen e saj, ndërsa në të njëjtën kohë refuzonte t’i linte të kuptuar personit që po e ngacmonte se kishte frikë apo e kishte kapur paniku.
“Ruajta qetësinë deri në momentin që ai filloi të tregohej problematik, sepse erdhi mu afrua, më kapi nga supet dhe tentoi të më puthte, në atë moment pastaj unë fillova të vrapoj me sa fuqi kisha deri në momentin që pash një çift dhe ju bashkova atyre,” – rrëfeu Antoneta.
Ajo ndau dhe shqetësimin për familjen e saj që po ta dinte këtë situatë, patjetër do trembej.