Ky është njëri prej efektivëve që i shpëtoi atentatit në Vlorë

Ky është Nako Mehmetaj, efektivi i policisë kufitare të Sarandës i cili së bashku me kolegun e tij, Anxhelo Breshani i shpëtoi atentatit me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani’ në Vlorë.

Në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja plumbash, ndërsa deri më tani dyshohet se konflikti ka nisur pas një parakalimi që dy efektivët kanë bërë ndaj personit që udhëtonte me “Wolswagen” pasi po ktheheshin nga palestra.

Loading...