Kjo tavë është ideale për ditët e ftohta.
Përbërësit për 4 persona:
1 kg patate,
4-5 thela mish qengji,
1 kokërr qepë,
1 lugë gjellë salcë domate,
Rigon,
Piper të zi,
Kripë.
Përgatitja:
Mbasi e kemi grirë qepën në mikser (ose me dorë) e kaurdisim pak me mishin ku hedhim salcën dhe i trazojmë të gjitha bashkë. Me pas i hedhim ujin ku e lemë sa të filloj të ziejë dhe i hedhim erëzat.I presim patatet në kubikë dhe i vendosim në tavë duke i hedhur salcën e përgatitur.
E fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë dhe e lemë deri sa të piqen patatet bashkë me mishin.
Kjo është receta tradicionale e tavës me patate dhe mish dhe ju e dini që tradicionalja mbetet më e mira.
Ju bëftë mirë!
Loading...