IPARD 94 milionë euro për bujqësinë- Më 30 nëntor nisin aplikimet

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se më datën 30 nëntor 2018, fillojnë aplikimet për mbështetjen më të madhe financiare në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural.

Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian, në kuadër të projektit IPARD financojnë 94 milionë euro për investime në fermë, investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale si dhe për investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat, ose siç njihet ndryshe agroturizëm.

Ministria fton të gjithë fermerët dhe agrobiznesin të përgatisin dokumentacionin për të aplikuar pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe përfitojnë financime të drejtëpërdrejta nga skemat mbështetëse.

Ky program është një buxhet i shtuar fondesh që i adresohet mbështetjes financiare që po adreson qeveria krahas subvencioneve por edhe fondit të garancisë për bujqësinë. /atsh

Loading...