NJOFTIM PËR NDARJE TË PARAKOHSHME NGA JETA TË VIKTOR MYRDAR BRESHANAJ.
Ju njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, më datën 4 shtator 2022, në Tiranë, është ndarë para kohe nga jeta, Viktor Breshanaj.
Varrimi bëhet në Tiranë, sot në datën 5 shtator 2022, ora 15:00, në varrezat e Tufinës.
Viktori u lind më 25 dhjetor 1958 në Selenice, Vlorë nga prindërit Myrdar e Shefo Breshanaj (Laçaj) me origjinë nga Kallarati i Vlorës. Familje kjo e njohur për ndjenjat patriotike e atdhetare dhe dashurinë ndaj vendlindjes.
Pas përfundimit me sukses të Shkollës së Ministrisë së Brendshme, Viktori për shumë vite punoi me përkushtim e devotshmëri në rrethin e Gramëshit.
Mbas viteve demokracisë, me mund e djersë krijoi bisnesin e tij privat, duke qenë mjaft i suksesshëm. Por sëmundja e rëndë, megjithë përpjekjet e familjes e të kurimit jashtë vendit, e ndau atë para kohe nga familja e tij e dashur. Nga bashkëshortja, dy fëmijët, vëllai e motra, nga të afërmit, miqtë e shokët e tij të shumtë, por edhe nga ne bashkëfshatarët e tij kallaratas. Sëmundja i preu në mes ëndërrat e tij ndaj familjes e shoqërisë.
Kryesia e Shoqatës Kallarati, i shpreh familjes, bashkëshortes, dy fëmijëve, vëllait, motrës, të afërmve, gjithë fisit Breshanaj, ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur!
Ti rrojnë fëmijët dhe gjithë të dashurit!
Qoftë i paharruar kujtimi i Tij! U prehtë në Paqe!