Artan Hoxha bën paralajmërimi ‘bombë’ nga Kolumbia

BOGOTÁ, COLOMBIA – Gazetari Investigativ Artan Hoxha ka udhëtuar së fundmi drejt Kolumbisë, vendit të origjinës së tonelatave kokainë që më pas përmbytin tregjet europiane.

Gazetari thekson se Tirana ngjan me lagjen e Bogotas në Kolumbi, pasi kohët e fundit ka dalë jashtë kontrollit. Hoxha shprehet se “Çunat e Durrësit kanë zbarkuar 2.2 tonë kokainë në port dhe askush nuk e ka pikasur.

Mes të tjerash, ajo që duket edhe më shqetësuesja, Hoxha thekson se në botën e krimit të organizuar është duke u kryer një reformë e thellë që do të shënjojë dekadën në vazhdim. Kujtojmë se pas zhdukjes së Vis Martinajt, sipas Hoxhës një “përbindësh” i ri është në tregun e botës së krimit të organizuar.

Hoxha shton se krimi i organizuar së fundmi ka lidhur aleancë mes grupeve më të forta në vend dhe po kthehet në një rrezik të fuqishëm për vendin por edhe për shqiptarët. Hoxha arrin deri aty ku thotë se kjo organizatë është në gjendje që të kontrollojë edhe politikën në vend.

Gazetari shprehet se teksa shikon lagjet e Bogotas, vëren se nuk ka një ndryshim të madh me Tiranën dhe me situatën aktuale në vendin tonë.

Reagimi i Hoxhës:

Aty ku Tirana ngjan si lagje e Bogotase…

Situata e rendit dhe sigurise, keto kohet e fundit andej nga ne, i ka dale jashte kontrollit “patronazhimit”,…

“çunat” ne Durres, zbarkuan me sukses te plote brenda 48 oreve, 2.2 tone kokaine, ne port me konteiner dhe me superskafin qe erdhi nga deti…

Ne boten e krimit te organizuar eshte duke u kryer nje reforme e thelle, e cila do shenjoje dekaden ne vazhdim.

Atentatet tipike mafioze, qe nuk ndalojne deri ne realizimin e objektivit final, rrembimet me pasoje zhdukjen e boseve parardhes te krimit, sidomos bashkepunimi me drejtuesit e korruptuar te agjensive te sigurise, e ka kthyer Sindikaten e Krimit te Organizuar te sapothemeluar(Aleanca e disa grupeve me te fuqishme ne vend), jo thjeshte ne nje rrezik dhe kercenim per shoqerine, por ne nje ARMIK PUBLIK per vendin dhe shqiptaret.

Sindikata e Krimit, me lidhjet e nendheshme, me kompromiset dhe marreveshjet e bera me ATA qe kontrollojne pushtetin, jo vetem qe ndikon te vendimarresit politik, se ke drejtues apo drejtor duhet te emerojne dhe ke tjeter duhet te largojne(jo se prish pune, por nuk garanton), por ne disa raste eshte verejtur se ka vendosur direkt per emra konkrete…

Nese nuk reagohet ne kohen e duhur, atehere nuk duket e larget dita, kur ta meritojme epitetin, si “Kolumbia e Europes”….

Ne te vertete, kemi kohe qe drejt asaj rruge jemi nisur dhe nuk po ka pengese, qe te na ndale…

Milionat e dollareve dhe efekti i pluhurit te bardhe made in Kolumbia, nuk ka “bere dru” vetem trurin e atyre qe na drejtojne, por ka “mpire” mendjen e gjithe shoqerise.

Qe te kuptoj me mire çfare po ndodh me ne, u hodha nje vrap te shoh, cfare ka ndodhur me Kolumbine e vertete….

Ne fakt, duke vizituar rruget dhe lagjet e Bogotase, nuk shoh ndonje dallim te madh.

Gradaçelat e ndertuara rremujshem, ne kryeqytetin prej 10 milione banoresh te Kolumbise, e bejne Tiranen tone, te duket si lagje e Bogotase…

Loading...