Ky është klasifikimi i shenjave për këtë javë, sipas astrologut të famshëm Paolo Fox:
Dashi 1:
Kjo javë fillon në një mënyrë veçanërisht energjike. Për ata që e kanë lejuar veten të kushtëzohet nga pasiguritë, është koha për t’u kthyer në skenë. Mund të realizohet një projekt i mirë ose një ide e mirë. Që prej datës 12 janar ju mund të keni disa mundësi më shumë për të treguar sa vleni. 2019 është një vit që sjell kënaqësi të madhe, gjë që mund të ndjehet që nga janari.
Virgjëresha 2:
Fillon një javë e vështirë sepse do të jetë shumë angazhuese dhe e lodhshme. Ata që nuk mund të menaxhojnë të gjitha angazhimet dhe që preken nga stresi, mund të përjetojnë disa momente tensioni në familje. Edhe nga pikëpamja sentimentale është më e vështirë të jeni bashkë. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm me fjalët dhe të shmangni reagimet impulsive.
Demi 3:
Kjo javë fillon me një armiqësi të vogël që mund t’ju bëjë të shqetësuar dhe nervozë. Paolo Fox kujton se ky është një vit që sjell lajme të mira dhe disa mundësi më shumë për të gjetur qetësi. Prandaj, ata që kanë përjetuar një krizë nuk duhet të dekurajohen, edhe nga pikëpamja ekonomike nuk do të mungojnë mundësitë për revansh. Megjithatë, mos e teproni në marrjen e shumë angazhimeve dhe përgjegjësive të tepërta, përndryshe ju rrezikoni ta bëni më të vështirë gjendjen tuaj. Horoskopi javor tregon se do të jetë veçanërisht nga e enjtja që do të keni një rimëkëmbje të mirë.
Luani 4:
Fillon një javë mjaft e lodhshme, ka shumë angazhime dhe vendime të vështira për t’u marrë. Krahasuar me të kaluarën ju jeni më pak të disponueshëm dhe tolerantë, qëndrimi juaj do t’ju çojë në mënyrë të pashmangshme drejt kundërvënies ndaj dikujt. Prandaj do të jetë e nevojshme të tregoheni të matur dhe të shmangni situatat e konfliktit, që mund ta përkeqësojnë gjendjen tuaj. Gjatë fundjavës do të jetë e nevojshme të përpiqeni të gjeni një hapësirë pak më të lirë për veten tuaj dhe të kaloni kohë në shoqërinë e njerëzve që doni.
Akrepi 5:
Ka disa çështje që duhet të zgjidhen, çështje pezull të cilat ju kanë ngadalësuar prej për disa kohësh. Disa shqetësime mund të jenë për shkak të problemeve që nuk ndikojnë drejtpërdrejt mbi ju, por një person i cili është shumë pranë jush. Prej të enjtes do të ketë rikuperim, por horoskopi javor sinjalizon një prirje luhatjesh gjatë ditëve të ardhshme. Ka nga ata që kanë nevojë të marrin kohë për të reflektuar dhe në disa raste ju mund të ndiheni të penduar, që u keni dhënë shumë hapësirë disa njerëzve.
Shigjetari 6:
Ky është një vit që ju sheh ju protagonistë të skenës dhe horoskopi javor tregon se do të ketë një rikthim interesant që nga ditët e ardhshme. E hëna, 7 janar do të jetë një ditë interesante për ata që po fillojnë një histori. Një lajm i mirë po vjen, diçka mund të ndodhë nga 12 janari, që do t’ju ndihmojnë gjithashtu të jeni edhe më optimistë dhe ambiciozë. Përfitoni nga kjo gjendje astrologjike për t’u përfshirë dhe për të arritur suksese të reja.
Ujori 7:
Me Hënën në shenjë përgatituni për një fundjavë të ardhshme, vërtetë pozitive dhe energjike. Ka aq shumë vitalitet dhe dëshirë për të vepruar, në krahasim me të kaluarën ka mundësi më të mira për të treguar se sa jeni të vlefshëm. Ajo që ka rëndësi tani është ruajtja e menaxhimit efektiv të parasë. Mos këmbëngulni aty ku disa projekte kanë vështirësi që në start. Duhet të jeni të kujdesshëm, por me Jupiterin që nuk është më kundër, është më lehtë të arrini disa suksese të tjera.
Binjakët 8:
Java fillon në një mënyrë pozitive me të hënën dhe të martën interesante. Gjatë muajit janar ju do të vini në pikëpyetje shumë njohje dhe miqësi, dhe në disa raste mund të jetë e nevojshme të merrni edhe vendime të vështira. Tani ju duhet të keni afër njerëz të ndershëm dhe besnikë. Nëse ka pikëpyetje për të sqaruar ose angazhime për t’u plotësuar, nuk mund t’i shtyni. Por jo gjithmonë të tjerët do të jenë në gjendje të kuptojnë arsyet për shqetësimin tuaj.
Gaforrja 9:
Ka zgjedhje që duhet të bëhen, ka çështje që duhet të sqarohen. Me Saturnin në opozitë, ndjeni nevojën për të planifikuar menaxhimin e disa angazhimeve. Ka nga ata që do të detyrohen të kthehen në hapat e tyre. Disa njerëz mund të gjejnë veten në pozicionin e largimit prej disa situatave dhe njerëzve nga e kaluara, me të cilët po përjetojnë vështirësi. Tani është e nevojshme të mbartni vetëm atë që ka me të vërtetë vlerë. Kujdes në punë, ku në ditët në vijim do të duhet të rekuperoni kohën e humbur.
Peshorja 10:
Eshtë një javë pozitive kjo që po fillon, mund të gjeni më shumë qetësi. Shumë probleme nuk varen drejtpërsëdrejti nga ju dhe për këtë arsye ju keni më shumë vështirësi në pranimin e pakënaqësive të caktuara. Kush gjendet në një mjedis që toleron me vështirësi, ndihet më i tensionuar. Disa lajme mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë këtë gjendje, mos u varni shumë prej të tjerëve, në afat të gjatë mund të krijojë tensione të mëtejshme.
Peshqit 11 °:
Mund të jetoni një moment tensioni nga fakti se kohët e fundit keni vështirësi të bini dakord me të tjerët. Nëse dikush është zhgënjyer nga njerëz që i konsideron të ndershëm dhe të sinqertë, tani ai mund të reagojë keq. Bëni kujdes në ditët e ardhshme, gjatë të cilave do të dalë në sipërfaqe pakënaqësia. Në punë është kthyer koha për të përveshur mëngët, dhe nëse dikush ju do dhe është i gatshëm ta provojë, atëherë gjithçka do të jetë më e lehtë.
Bricjapi 12:
Horoskopi javor tregon që duhet të jeni pak më të kujdesshëm në menaxhimin e parave, në këto ditë është më e lehtë të humbësh durimin dhe të veproni pa menduar. Nëse në dashuri ka pasur vështirësi, kjo mund të jetë koha e duhur për t’u sqaruar. Nuk është një kohë e lehtë, por disa krahasime konstruktive mund t’ju ndihmojnë të përmirësoheni.