Por nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Duke shpjeguar arsyet e tij të largimit, ndër të tjera, Cozman shkruan në status se Babastars do të mbeten gjithmonë në zemrën e tij, por, siç i quan ai, interesat personale kanë triumfuar mbi ato të grupit.
Ai ka postuar edhe disa foto ku tregon të ardhurat dhe ndarjet e tyre. Siç e shihni dhe vetë fitimet më të mëdha shkojnë për liderin e grupit, Getoar Selimi, 39 % dhe pas tij, Skivi, Agon Amiga dhe Cozman, fitimet e të cilit kanë qenë vetëm 8 %.
“Publik i dashur! Reagimi im i djeshëm nuk ka qenë momental. Është reagim i akumuluar prej shumë kohësh. Unë si Cozman kam bërë gjithçka që grupi ynë, ikonë e hip hop-it shqiptar, me bazë në Prishtinë, të ecë sa më përpara. Kam kontribuar në formën time si Cozman dhe kam qenë aty për shokët e mi gjithmonë si Ylber.
Grupi ynë, i regjisturar në firmën BABA STARS sh.p.k, nuk ka qenë grup ku mbi çdo gjë ka qenë biznesi. Ne jemi shokë që nga dita e parë edhe kur unë nuk kam qenë në label. Por, kur shoqëria e sinqertë bie nën hijen e orekseve personale të biznesit, atëherë jo vetëm që dëmtohet grupi si label, por edhe shoqëria.
Baba Stars është në zemrën time dhe jo vetëm në qafë e unë jam shumë krenar për këtë gjë”- shkruna Cozman në Instagram.
(BalkanWeb)