Vlorë, Ujësjellës Kanalizime apel konsumatorëve

Ujësjellës Kanalizime Vlorë i bën apel të gjithë konsumatorëve familjarë dhe bizneseve që të kujdesen për matësat e ujit dhe tubacionet.

“Ditët e fundit po përballemi me temperatura shumë të ulëta. Marrë shkas nga e njëjta situatë e një viti më parë, Ujësjellës Kanalizime Vlorë këshillon që të mbështillini me materiale të buta dhe të ngrohta matësin e ujit dhe tubacionet e jashtme në mënyrë që të evitohet ngrirja e tyre”, bën të ditur Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Sipas Ujësjellësit të Vlorës, mundësisht çezmat duhet lënë hapur për disa minuta që uji të mos ngrijë.

Gjatë ditëve të para të janarit Ujësjellës Kanalizime Vlorë po punon intensivisht për një funksionim më të mirë të rrjetit.

Kështu, sektori i Kanalizimeve ka realizuar pastrimin e zgarave dhe rrjetit në zonën e “Lungomare”, si dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Vlorë.

Po këto ditë u riparua edhe një avari në rrjetin e furnizimit me ujë, pranë ish-Ndërmarrjes së Qumështit nē lagjen “Kushtrimi”.

Gjatë këtij viti Ujësjellës Kanalizime Vlorë do të ketë objektiva të reja për sa i përket reformës në ujësjellësa, për ujërat e ndotura, kanalizimeve, por prioritet do të mbetet furnizimi me ujë të pijshëm. /ATSH

Loading...