Ekipi i “Tomorit”, kampion kombëtar në gjimnastikë

Ekipi i Tomorit u shpall kampion në Kampionatin Kombëtar të  Gjimnastikës Artistike, që u organizua në 3 nëntor në qytetin e Shkodrës.

Në këtë kampionat të organizuar nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës, morën pjesë skuadrat “Besëlidhja”, “Partizani”, “Vllaznia”, “Kastrioti”, “Lushnja”, “Sky Gym”, “Tomori” dhe “Tomori Olimpik”, gjimnastët e të cilëve konkurruan sipas grup – moshave në disiplinën e gjimnastikës artistike dhe të aerobisë sportive.

Garat e zhvilluara në këto disiplina janë shoqëruar me një rivalitet të fortë mes sportistëve pjesëmarrës, por ajo që ra në sy ka qenë dominimi absolut i gjimnastëve të Tomorit, të cilët për të disatën herë u shpallën kampion kombëtar.

Ekipi i Tomorit, drejtuar nga trajnerët e gjimnastikës, Edison Ikonomi dhe Shkëlqim Muhameti, mori pjesë në këtë kampionat me ekipin e Tomorit për të rritur dhe të Tomorit Olimpik.
Gjimnastët fitues:

Të rritur: 1. Velian Boçaj; 2. Gani Brama; 3. Elisio Kuçi;
Të rinj: 1. Gersi Xhaxho; 2. Kledis Muhameti; 3. Desian Mane

/atsh

Loading...