Kreu i Ekzekutivit reagoi pas rinisjes së protestës së studentëve dhe pamjeve të publikuara ku disa studentë gozhduan dyert e disa fakulteteve në Tiranë.
Rama theksoi se tanimë jemi në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh.
“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh. Me studentët”, shprehet Rama./ATSH
Loading...