Braçe debat me ministren Ibrahimaj në Komisionin e Ekonomisë: ‘Të nxjerrim 70 vjeçarët në punë?! Faturoni energjinë e luksit’

Deputeti socialist Erion Braçe ka debatuar sot me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, në Komisionin e Ekonomisë, teksa po diskutohej për paketat e ndihmës për shtresat në nevojë dhe bujqërit.

Braçe u shpreh se është tepër e rëndësishme që qeveria të dalë me një plan kursimi të energjisë nga institucionet publike, duke thënë se zgjohesh në mëngjes dhe shef ndriçim të panevojshëm edhe në majë të kodrës.

“Dua të përsëris nja dy shqetësime, duke parë edhe luftën që zgjat besoj se energjia do të jetë problemi kryesor. Kemi detyrim të furnizojmë qytetarët me energji, po aq sa kemi për prodhimin. Është themelore të llogaritet çdo qindarkë kosto deri në fund të këtij viti. Qeveria duhet të shpallë një plan kursimi, për institucionet publike. Gjithë Europa po bën, vetëm ne s’kemi. Zgjohuni në orën 5 të mëngjesit dhe shihni çfarë ndriçon kot në këtë qytet, deri në majë të kodrës. Kemi bërë shumë mirë që kemi paguar 28 milionë dollarë deri tani. Kush e do energjinë elektrike për luks, duhet ta paguajë shumë herë më shtrenjtë se një pensionist. E themi, e themi, por duhet ta bëjmë jo ta themi më”, u shpreh deputeti.

Duke folur për paketën sociale, Braçe kërkoi që të aplikohet, pasi është firmosur akti që në fund të korrikut, por që fjala iu ndërpre nga Ibrahimaj, e cila tha se disa prej atyre që pretendojnë të mbahen me ndihma, duhet të shkojnë të punojnë.

“Më shqetëson paketa sociale, se është shteti që duhet t’i mbajë këto kategori sociale. Aksi normativ është bërë që në korrik dhe jemi në shtator sot. Ndaj akti është këtu dhe paketa sociale duhet të kishte dalë. Imagjinoni një çift pensionistësh që marrin të dy bashkë 22 mijë lekë pension. Këta njerëz i kanë sytë nga kjo paketa. Kë të nxjerr të punojë atë 70-vjeçarin?Këta të ndihmës ekonomike aq janë. Po meqë u dashkërka të nxjerr në punë atë 70-vjeçarin hajde se po e nxjerrkam’, tha Braçe.

Loading...