Në zonën e Frutikulturës, Kamëz u gjet e vetëvarur në banesën e saj një 55-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, por familjarët e saj e kanë denoncuar vdekjen në polici më 5 shtator.
E ndjera është identifikuar si Shahe Lika.
Burri i saj Shefqet Lika ka deklaruar se gruaja e tij ka vdekur për shkaqe natyrale.
Pas hetimeve, polici ka ndaluar 56-vjeçarin pasi nuk ka kallëzuar ngjarjen e vërtetë në polici.
Shefqet Lika tani akuzohet për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Loading...