Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në në dhomën e hotelit në Ksamil këtë të martë.
Mësohet se viktima është Sindelyne Erzsebet, 66-vjeç. Trupi i të moshuarës është transportuar i vdekur në spital.
Ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet që hungarezja të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Loading...