Presidenti rus, Vladimir Putin, është kapur “mat” nga kamerat teksa bën lëvizje të pakontrolluara.
Këto shenja shtojnë akoma më shumë dyshimet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Gjatë një takimi me të rinjtë dhe ambientalistët, 69-vjeçari vazhdoi me avazin e vjetër, atë të lëvizjes së pakontrolluar të këmbëve.
Gjatë bisedës me të rinjtë në Kamchatka, Putin vazhdimisht është parë duke lëvizur këmbët, e në veçanti thembrat.
Dyshimet për gjendjen e rëndë shëndetësore të Putinit lindën kohë më pare, madje është thënë se ai vuan nga kanceri apo parkinsoni.
Loading...