Aksident në qendër të qytetit të Shkodrës. Një automjet me targa të huaja ka përplasur këmbësorin, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Parrucës, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje, teksa po heton për shkaqet e aksidentit.
I aksidentuari është rreth moshës 50-vjeçare, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga mjeti.
Loading...