Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur për aktin e ri të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ajo ka thënë se akti i ri ka të bëjë me konfiskimin e objeketeve të ndërtuara pa leje, duke thënë se ato që janë pa leje do të konfiskohen dhe do tu kalojnë qytetarëve që preken nga projektet publike.
“Në aktet që janë miratuar sot, vlen të bëhet publik një akt i rëndësishëm. Akti ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në Shqipëri ose siç ka të bëjë me një trend të ndërtimit të shtesave mbi lejen e dhënë. Kjo kohë ka mbaruar. Ky lloj trendi ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja ka 7 kate i bëjmë dhe 3 kate për t’i legalizuar më pas. Kjo nuk do të lejohet më.
Të gjitha këto ndërtesa të cilat kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do t’i jepen si kompensim atyre qytetarëve që preken nga projektet publike ose si fonde për të shpronësuar të gjithë qytetarët që preken nga projektet publike. I gjithë ky proces është një proces i gjatë i bazuar në ligj, që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që të shkelin ligjin edhe duke qënë në mbikqyrjen e institucioneve tona.
Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen ose çdo ndërtesë të ndërtuar pa leje do te këtë edhe një investigim për institucionet që kanë pasur për detyrë kontrollin e territorit. Nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje” tha ajo ndër te tjera