U rrëmbye pasi doli për vrap, gjendet e pajetë trashëgimtarja miliardere

Është gjetur trupi i pajetë i trashëgimtares miliardere, Eliza Fletcher. 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ishte mësuese në Tennessee dhe mbesa e një miliarderi.

Ajo u rrëmbye teksa po vraponte mëngjesin e së premtes pranë kampusit të Universitetit të Memphis.

38-vjeçari Cleotha Abston, i dënuar më parë dënim për rrëmbim, është akuzuar për marrjen peng dhe vrasjen e Fletcher.

Familja e saj në një deklaratë u shpreh se ishin “zemërthyer dhe të shkatërruar” nga lajmi.

Fletcher ishte mbesa e të ndjerit Joseph Orgill III, një manjati dhe filantropisti miliarder lokal. Kompania e tij tani thuhet se vlen mbi 3 miliardë dollarë dhe punëson më shumë se 5.000 njerëz.

Fletcher punonte si edukatore në kopshtin e fëmijëve në Shkollën Episkopale të Shën Marisë dhe jo në biznesin familjar.

Ajo u zhduk rreth orës lokale 04:00 të premten. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan një burrë që i afrohet asaj dhe përplasen fizikisht, përpara se ta detyronte Fletcher të hipite në një makinë të zezë.

Viktima u rrëmbye kur pasi doli për të vrapur mëngjesin e së premtes dhe familja e saj postoi një shpërblim prej 50.000 dollarësh për informacion.

Departamenti i Policisë në Memphis tha se oficerët kishin gjetur një trup rreth orës 17:07 të së hënës.

Të martën, oficerët thanë se e ndjera ishte identifikuar si Eliza Fletcher dhe viktima ishte gjetur në pas një apartamenti.

Cleotha Abston u arrestua të shtunën dhe u akuzua për vrasje. Ai u arrestua pasi ADN-ja e tij u zbulua në një palë sandale të gjetura pranë vendit ku Fletcher u pa për herë të fundit.

Gjithashtu u gjet një makinë në adresën ku ai kishte qëndruar që përputhej me pamjet e mjetit ku u fut me forcë Fletcher, që u shfaq në kamerat e sigurisë.

Ai kaloi mbi një orë duke pastruar makinën e tij pasi mbërriti në kompleksin e apartamenteve të vëllait të tij pak më shumë se tre orë pasi Fletcher u rrëmbye.

Abston ka kryer më parë gati 20 vjet burg për rrëmbimin e një avokati të njohur të Memphisit në vitin 2000. Ai u lirua në fund të vitit 2020.

Loading...