Flet nëna e autorit të plagosjes së dyfisht: ‘Djali ishte me probleme mendore’

Nëna e 55-vjeçarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin që ndërhyri për të shpëtuar gruan, ka deklaruar se i biri, Elmas Kaliaj kishte probleme të shëndetit mendor dhe kishte rreth 2 muaj pa pirë ilaçet
Sipas të moshuarës, Mersine Kalija, 55-vjeçari donte të therte bashkëshorten dhe s’mund ta mbanin dot.

Ajo rrëfeu se i biri ishte në gjendje të mirë kur pinte ilaçet, por kohët e fundit kishte refuzuar t’i merrte.

E moshuara shtoi se, Elmas Kaliaj dhe e shoqja Shkëlqime Kaliaj, nuk kanë pasur sherre e zënka.

“Donte ta therte, bam-bum, s’mund ta mbanim. Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më. Donte të therte nusen, se ashtu ia dha truri. S’kanë pasur sherre, e zënka. Fëmijët s’dinë gjë, janë në punë”, tha ajo.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan. Elmas Kaliaj sulmoi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin e tyre, Enver Sula, i cili ndërhyri për të shpëtuar gruan.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Loading...