Burri plagosi gruan me thikë, dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku Elmas Kaliaj ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Shkëlqime Kaliaj, mesditën e sotme.

“Pashë zotërinë që e kishin arrestuar thoshte “do i vras të gjithë”. I thashë “ç’bën o djalë, po mblidhni o mendjen, mblidhni’, policia po më largonte. Më pas ika”, tha ajo.

Ndërsa një fqinje tjetër tha se ai kurohej prej dy vitesh pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

“Ka dy vite që kurohej, kishte disa ditë që e kishte lënë ilaçet. Kur e pashë këtu më tha 4-5 herë “mirëmëngjes”, pyeta të shoqen a ia kishte hequr ilaçet, më tha që jo. I thashë “mos ia hiq, se është me probleme, një fjalë po e thotë 100 herë”. Se di a e ka dhunuar gruan më parë, është me probleme me kartele”, tregoi ajo.

Çifti janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe një djali.

Reagimi i Policisë:

Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...