Dallgë dhe erë e fortë, por pushuesit në Vlorë lahen në det

Për shkak të përkeqësimit të motit në qytetin e Vlorës është pezulluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit

Gjithashtu anijet turistike me mbi 12 pasagjerë janë ndaluar në shkojnë në ishullin e Sazanit, duke u lejuar të lundrojnë vetëm në Karaburun.

Ndërkohë anijet e ndryshme te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

Ndërsa retë e zeza kanë mbuluar qiellin, deti është i dallgëzuar dhe fryn erë e fortë, pushuesit kanë vijuar të shijojnë plazhin.
Disa pushues nuk pyesin per kohen e keqe por lahen në detin e Vlorës.

Loading...