Një moderator i njohur në Greqi, 62 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet për pornografi me fëmijë. Mediat greke shkruajnë se 62-vjeçari është arrestuar nga efektivët e Patisias. Një nga vajzat që kishte rënë pre e 62-vjeçarit është një 22-vjeçare që ai i kishte kërkuar t’i dërgonte foto intime. Kjo gjë, në këmbim të gjetjes së një vendi pune në televizion.
Por, fotot ku 22-vjeçarja dukej e zhveshur ranë në duart e motrës së saj. Të njëjtën gjë, moderatori kishte bërë edhe me vajza të tjera. Kjo gjë u vërtetua edhe nga fotot që iu gjetën në dhomë ku kishte dhe të reja të tjera që pozonin të zhveshura.
Sipas informacioneve, 62-vjeçari është baba i dy fëmijëve. Ai ka prezantuar emisione telemarketing dhe akuzohet se ka përfituar nga fakti se vajzat kishin prindër të divorcuar apo nuk kishin dikë që t’i mbronte. Gjithashtu, për shkak të prezantimit të telemarketingut, ai dyshohet se joshte viktimat e tij, duke u thënë se do tu gjente punë në television.
Ndaj tij është ngritur një akuzë nga Drejtoria e Sigurimit të Kalamatës, për pornografi të të miturve, akte seksuale me të mitur, abuzim me të mitur dhe shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në shtëpin e tij u gjet gjithashti një hard disk portativ me të paktën 157 video me përmbajtje seksuale, dy kamera dhe pesë telefona celularë.