Mjeku ligjor ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të të ndjerës drejt Shqipërisë, një kërkesë që u bë nga nëna e Anxhelinës, e cila deklaronte pak ditë më parë se kishte 12 vite që nuk shihte vajzën e saj. Trupi i Anxhelinës do të var.roset kësisoj në Berat ng familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro.
Ky i fundit ndodhet në bu.rg në Greqi dhe ka pranuar vra.sjen, duke thënë se është penduar thellësisht për kr.imin dhe se gjithçka ndodhi në debat e sipër teksa gjakrat ishin të ndezur.
Kujtojmë se Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka qëll.uar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke e lënë të vdek.ur. Më pas ai e ka var.rosur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.
Policia ka arritur ta gjendë vajzën pas denoncimi të të dashurit, e madje dhe ndihmës së qenit të Anxhelinës, i cili ka qëndruar në vendin ku ka qenë var.rosur pronarja e tij. Madje qeni ka qëndruar për ditë me rradhë në derën e shtëpisë së Aleko Petros, në pritje të Anxhelinës, një ngjarje e raportuar gjerësisht dhe në median greke./Express