Partia e Lirisë ka zyrtarizuar spotin e protestës së 13 shtatorit. Kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, ka publikuar spotin e protestës e cila do të mbahet më 13 shtator në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës.
Nën sloganin “Ndihesh i vjedhur? Eja dhe ti!”, ish kreu i shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!
Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë.
Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.
Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.
Loading...