Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Sarandës. E.M 23 vjeç është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku banon.
Motivet që ajo e ka ndërmarrë këtë veprim nuk janë bërë ende me dije. E reja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
INFORMACION PARAPRAK
“Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe,
e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”
Loading...