Dola për sehir te shkëmbi mbi fshat. Fryn një erë malli nuk më lë rehat – Nga Zilfo Muco (Krijuesit e Labërisë)

DOLA PËR SEHIR

Dola për sehir
te shkëmbi mbi fshat
Fryn një erë malli
nuk më lë rehat

Fryn një erë e hollë
më gudulis ballin
Bleta përmbi lule
më ” servir” nektarin

Kokën e mbështes
në pllakë, si dikur…
Etjen, time shuan
spithari mbi gur ‘

Mysafir më vjen
zogu një mëllënje
Krahët, mi mbulojnë
disa fleta, pënje

Gjumi, më “këput”
si dega e tharë
Nga një, zile mushke
tingujt’ në longarë

Zëri i një qengji
tutje në lëndinë
Zogjtë, si në dasëm
vijnë me cicërimë

Ujët, nëpër kroje
më bu¢et në vesh
Kujtimet nga larg
më sjellin, peshqesh

Dola për sehir
te shkëmbi në hije
Ku maja, bën gjumin
te shtrati, në yje

Dola për sehir
me këmbët, e “prera”
Kujtim, e lashë lotin
mbi gjurmët, ku shkela

Zilfo Muco 6/1 /2019

Portali www.laberianews.com  në kuadër të nismës  “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me kosto minimale/simbolike) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.

Kush është i interesuar të  ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në:  E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/

Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews:

http://rudinapapajani.laberianews.com

http://zilfomuco.laberianews.com/  

http://pajtimgraci.laberianews.com/

Loading...