Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: ‘Meta donte Bashkinë e Tiranës, por Berisha nuk ia dha. Ja kujt ia kishte premtuar’

Në emisionin “Shqip” ishte i ftuar gazetari investigativ Adriatik Doçi për të folur për një nga temat që mban peshë publikun, rastin Meta.

Në studio u diskutua për zhvillimet më të fundit nga dyshja e opozitës Berisha-Meta, të ardhmen e e Metës në politikë, dosjen e Sigurimit të Shteti dhe revolucionin aq të trumbetuar prej tij. Zoti Doçi tha se Meta, ndryshe nga Berisha dhe Rama e ka firmosur me dorën e tij fundin e vet. Ai foli edhe për krisjen e raportit Meta-Berisha ku si shkak përmendi duelin për emrin që do drejtonte Bashkinë e Tiranës.

“Krisja Berisha-Meta u duk kur Meta tetoi të ishte protagonist i gjithë opozitës duke shpallur edhe kandidaturën për Bashkinë e Tiranës dhe përflitet që Berisha ka deklaruar që nuk do jetë Ilir Meta, por do të jetë Belind Këlliçi ose do të jetë një persosonalitet tjetër i PD. Megjithatë ajo që i mban të bashkuar është frika ndaj Reformës në Drejtësi.

Ndaj besoj se nuk do ketë një thyerje pa pasur një goditje nga SPAK ose një lloj raporti të veçantë me faktorin ndërkombëtar. U bë disa muaj që po hetohet afera e klubit Partizani ku është i implikuar kokë e këmbë Sali Berisha, por nuk besoj se kjo do ta çojë atë drejt fatit që mund të ketë Meta. Mendoj që target-grup është Meta. E mendoj këtë sepse Berisha dhe Rama ndryshe nga Meta nuk kanë firmosur drejtpërdrejtë dhe nuk janë implikuar vetë drejtpërdrejtë. Po të shikoni videon e Dritan Priftit ai shkonte në zyrë vetë me bllok.

Loading...